Andoni: Rezoluta antikorrupsion i paraprin rishikimit të reformës në drejtësi, mazhoranca do të largojë vëmendjen nga korrupsioni

Andoni: Rezoluta antikorrupsion i paraprin rishikimit të reformës në drejtësi, mazhoranca do të largojë vëmendjen nga korrupsioni

Analisti Ben Andoni, miratimin e rezolutës antikorrupsion që sipas kryeministrit Edi Rama nuk do të kontrollojë SPAK, ndërsa deputeti Fatmir Xhafa e sheh si reformë të dytë, e komenton me fjalët si kakofoni zërash për të komplikuar gjithmonë e shumë qëndrimin ndaj drejtësisë.

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, Andoni deklaroi se rezoluta antikorrupsion i paraprin asaj që është një rishikim i reformës në drejtësi, ose një reformë e dytë.

Drupal Ad

Personalisht mendoj se e ngarkon shumë më tepër strukturën e drejtësisë që në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar.

Mbi SPAK është një mal i tërë dosjesh që përballet me korrupsionin. Organet e tjera zinxhir kanë dosje pafund të mbartura për secilin gjyqtar që do dekada.

Nëse nuk do të zgjidhësh punë në parlament atëherë krijo një komision. Rezolutat nuk janë ekzekutive, tregojnë qëndrimet e një legjislature, ndërkohë që kjo rezolutë ka vetëm një vit.

Nga vjeshta fillon fushata zgjedhore, reforma më shumë është për të larguar vëmendjen nga ajo që me të drejtë quhet lufta antikorrupison.

Por nuk ndihmon në atë që thuhet se reforma në drejtësi po thellohet.

SPAK është institucion krejtësisht i pavarur nga ana tjetër mazhoranca ashtu si opozita duhet ti bindet verdikteve të SPAK ashtu si GJKKO.

Duhet që mazhoranca në fund të mandatit të saj do të largojë vëmendjen nga korrupsioni në vend.

Institucionet në Shqipëri janë bërë një pengesë për SPAK kur kërkohet dokumentacion prej tyre.

Zoti Dumani është shprehur për implikimet e policisë.

Mazhoranca në muajt e mbetur për mandatin e tretë të saj, do të tregojë të paktën nga ana institucionale që është në radhën e parë të luftës kundër korrupsionit, por ata që janë kundër korrupsionit, kanë problemet më të mëdha me korrupsionin.

Nuk mund të mbash flamurin e një lëvizje të re, që unë mendoj se kjo do jetë dhe motoja e PS në të ardhmen.

Për shkak të dobësisë së jashtëzakonshme të opozitës, nuk zë vend shumë, se publiku po e ndjen këtë korrupsion të frikshëm, zhvlerësimin e monedhës.

Është e pamundur që dy monedhat kryesore euro dhe dollari të zbresin në ato nivele. Jam për çdo lëvizje që bëhet për korrupsionin dhe luftën kundër korrupsionti.

Lidhur me rolin e opozitës, Andoni tha se Rithemelimi është pa integritet.

Sipas tij, ata nuk kanë identitet më dhe ky është problemi më i madh për shqiptarët se nuk mund të identifikohesh më me Partinë Socialiste.

Zoti Rama me turin që po bën në diasporë, megjithëse mban pak erë se është erë fushate, PS e identifikon me shtetin, këtë gjë nuk e identifikon dot opozita me njerëzit e saj.

Gjëja më shqetësuese për opozitën, është se kanë filluar kalkulimet për zgjedhjet dhe pasojat pas qershorit, duan të jenë politikisht para faktorit të huaj, por nuk janë fare korrekt para asaj që kërkon publiku.

Publiku do të dijë çfarë do të ndodhë me votën e diasporës dhe me herësin.

Të dy krahët e PD dhe partitë më të vogla nuk arrijnë dot të bëjnë një marrëveshje morale politike, që të ulin pragun të bëjnë një kërkesë për reformën zgjedhore.

Duket se domeini PS-PD do të dominojë përsëri. Basha ka fashitur PD-në legale, e njëjta gjë që bëri me përfaqësimin publik.

Nëse kauza e zotit Berisha po bjerret dita ditës dhe po vjen qershori do i përfundojë mandati, kanë detyrime për vendin dhe duhet të japin fizionominë e tyre për të ardhmen.

Dhe për Bashën janë bjerrur dhe njerëzit që e ndjekin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy