Kthupi: Rama po mbyt hapësirën ligjore të Bashkisë Tiranë, shkarkimi i Ristanit reagim i Veliajt  (VIDEO)

Kthupi: Rama po mbyt hapësirën ligjore të Bashkisë Tiranë, shkarkimi i Ristanit reagim i Veliajt (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi nga partia Djathtas 1912, shkarkimin nga detyra e nënkryetares së Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani nga Erion Veliaj nga qelia dhe kalimin e kompetencave Sara Goxhajt, e sheh si reagim ndaj Kryeministrit Edi Rama për t’i hequr nga duart kompetencat e kryebashkiakut.

Nga studio e MCN Live, ai e cilësoi gjithçka si çështje politike dhe thotë se ligji i njeh Veliajt që nga aty ku është që të delegojë kompetencat e tij dhe nëse në fillim ia delegoi Anuala Ristanit, mund t’ia delegojë po njëlloj edhe Sara Goxhajt.

Sipas tij, Edi Rama po mbyt hapësirën ligjore të Bashkisë Tiranë, duke mësyrë në bashki.

Që nga momenti i arrestimit të Erion Veliaj, Kryeministri mësyu në bashki, bëri mbledhje me nënkryetarët dhe thirri punonjësit e bashkisë në shesh, miting duke tentuar të ushtronte detyrën e kryebashkiakut.

Veliaj është mbrojtur me postin e kryetarit të bashkisë, në momentin që Rama e zhvesh nga kjo detyrë, Veliaj reagon.

Rama nuk mund ta vërë në funksion të fushatës këtë administratë, për sa kohë që kontrollohet në mënyrë të tërthortë nga zoti Veliaj.

Bashkia Tiranë nuk është pjesë e pushtetit të Kryeministrit. Kryeministri nuk ka punë fare për Bashkinë Tiranë.

Sot po shkon dhe po zapton atë hapësirë që nuk i takon, me peshën që ka si kryetar i Partisë Socialiste, po mbyt hapësirën ligjore të bashkisë.

Nga pikëpamja ligjore, Rama po pengon shkresën juridike të delegimit të kompetencave nga Veliaj.

Që nga dalja e asaj shkrese zonja Goxhaj ka kompetencat për të firmosur çdo gjë në Bashkinë Tiranë.

Ajo shkresë ka dhe firmë dhe vulë. Ndërsa çdo firmë e vënë nga zonja Ristani, është një shkelje e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy