Të paktën 100 njerëz, përfshirë edhe fëmijë, u vranë në një sulm të dyfishtë me makina bombë ditën e djeshme në një rrugë të frekuentuar në qendër të kryeqytetit Mogadishu në Somali.
“Njëqind njerëz u vranë dhe 300 u plagosën”, tha presidenti Hassan Sheikh Mohamud pasi vizitoi vendin e sulmit.
Dy makina të mbushura me eksploziv shpërthyen brenda pak minutash nga njëra-tjetra pasdite pranë kryqëzimit të frekuentuar Zobe. Po ashtu raportohet se në vendngjarje pati dhe të shtëna me armë zjarri. Sulmi synonte ministrinë e Arsimit të Somalisë.
Shpërthimet thyen xhamat e ndërtesave aty pranë, duke dërguar copëza dhe shtëllunga tymi dhe pluhuri në ajër.
Sulmi ndodhi në të njëjtin kryqëzim ku shpërtheu një kamion më 14 tetor 2017, duke vrarë 512 persona dhe duke plagosur më shumë se 290.
“Është i njëjti vend dhe janë të njëjtët njerëz të pafajshëm që po goditen", tha Hassan Sheikh Mohamud.
Kjo nuk është e drejtë. Dashtë Zoti, ata nuk do të kenë më kapacitetin për të kryer një sulm të ri.



