Me çanta në shpinë drejt kufirit grek/ Policia sekuestron drogën, trafikantët ikin

Me çanta në shpinë drejt kufirit grek/ Policia sekuestron drogën, trafikantët ikin

Një sasi prej 16 kg kanabis u sekuestrua gjatë një patrullimi rutinë të policisë kufitare përgjatë shtratit të lumit Drino. Siç bën të ditur policia, kanë qenë dy persona me çanta në shpinë, të cilët po transportonin lëndën narkotike, por e kanë braktisur atë dhe janë arratisur sapo janë pikasur nga policia.

Njoftimi

Më datë 29.08.2017, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër në shtratin e lumit DRINO, në drejtim të postës së vjetër Kakavije, në vendin e quajtur "Shelgu", kanë konstatuar 2 persona, të cilët transportonin dy çanta dore ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.

Por të dy shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.

Në brendësi të çantave kishte dy pako në formë cilindrike me lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 16 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy