Intervista për TVT.al/ Drejtoresha e spitalit të Fierit: Mjekët e vetëkarantinuar s’kanë shfaqur shenja alarmante

Intervista për TVT.al/ Drejtoresha e spitalit të Fierit: Mjekët e vetëkarantinuar s’kanë shfaqur shenja alarmante

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Fierit, Nevila Shuka ka konfirmuar për TVT.al se gjëndja shëndetësore e mjekëve që janë vetëkarantinuar, pas kontaktit që patën me 61-vjeçaren që ishte shtruar në spital, është e mirë dhe e qëndrueshme. Shuka theksoi se që nga dita e djeshme mjekët janë vetizoluar, deri në pritje të përgjigjeve nga testi që kryen për koronavirusin.

Ju lutem a mund të më thoni si është gjendja shëndetësore e mjekëve të vetizoluar?

Gjendja e mjekëve dhe e stafit është shumë e mirë, deri tani nuk është paraqitur asnjë shenjë alarmante.

Prej sa ditësh janë vetëkarantinuar?

Fjala është që nga dita e djeshme, pasi rasti është transportuar drejt Spitalit Infektiv në Tiranë. U identifikuan emrat dhe janë futur në karantinë.

Sa mjekë janë futur në karantinë?

Janë dy mjekë. Një është mjeku i urgjencës dhe një tjetër është mjeku dermolog.

Ku janë vetëkarantinuar?

Ata janë vetizoluar në shtëpitë e tyre, deri ditën kur do zbardhet përgjigjia e testit për Covid-19. Ju garantoj se gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë. Të dy mjekët nuk kanë shfaqur asnjë shenjë alarmante apo problematike.

Ju lutem mund të më thoni nëse personat që kanë pasur lidhje me ta janë identifikuar apo testuar për Covid-19?

Kjo është pjesë e hetimit të epidemologjisë dhe ky informacion merret tek njësia vendore e kujdesit shëndetësor. Në momentin që është ngritur grupi i gatshëm i epidemologjisë, atëherë bëhet hetimi./TVT.al/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy