Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, analistët diskutuan në lidhje me skandalin e Durana Tech Park. Ata u ndalën në mënyrë të veçantë te administratori Gjergji Taho, roli i të cilit sipas tyre duhet hetuar në mënyrë të veçantë.
Andi Tela
Koporata e Investimeve ka pranuar projektin që të Shtëpia e Fëmijës të ndërtohen kulla. Në fund të ditës është një gjë e organizuar nga qeveria shqiptare.
Sokol Bregu
Rama çoi Borëbardhën atje dhe erdhën kanibalët dhe e përdhunuan. Ata nuk e lanë. Inceneratori ka vit. Si është zgjidhja e kësaj? Ustai do i bëjë hetim. Vjen Batmani i SPAK-ut.
Klodiana Lala
Sipas një verifikimi të shpejtë që bëra në Open Corporates, rezulton që Durana ka dy administrator, Gjergji Taho dhe Florenca Kovaçi. SPAK e ka nisur një verifikim. Ky projekt i bukur që shohim në letër, ekziston? Jo! Pra dikush është përgjegjës. Së dyti, kush janë kompanitë që janë anëtarësuar? Gjergji Taho më rezulton administrator i të paktën 6 kompanive. Ky zotëria ka marrë tendera te AKSHI? Ka lidhje me Ermal Beqirin apo Ergys Agasin? Është e njëjta situatë si te inceneratori.
Sokol Bregu
Mirë këtë po ky mjeshtri që ka firmën më të madhe të parave online. Paysera quhet bashkë me një tjetër drejtor në bashki. Pengon ky, në konflikt të hapur interesi, te bastet.



