Kolë Nikollaj, kryetar i Konfederatës së Sindikalistëve deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se numri i punonjësve të anëtarësuar në Sindikata është shumë i ulët, 12-15% e të gjithë punonjësve dhe kjo vjen për disa arsye të ndryshme.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Nikollaj tha se Sindikatat janë i vetmi sektor që nuk kanë një ligj megjithëse ka një rritje të shpresave tani në kuadër të hapjes së negociatave me BE-në.
I vetmi sektor, sindikata që nuk ka asnjë ligj veç atij të Ramiz Alisë. Nuk ka si organizohen, kontrollohen, menaxhohen, përveç se një neni në Kushtetutë që thotë se anëtarësimi në sindikata është i lirë. Kemi një shpresë në kuadër të hapjes së negociatave. Jemi përpjekur të ushtrojnë trysni pozitive ndaj Parlamentit që të bëhet dhe ligj për sindikatat, sikur nuk ka as për paditë kolektive.
Fatkeqësi që sindikatat janë të fragmentizuara. Është krijuar anarki e jashtë zakonshme.
Populli shqiptar e ka fajin bashkë me ne për ata që votojnë që bëjnë ligjet, pasi i bëjnë sipas interesave të tyre. Për oligarkët dhe për një problem qeveritar bëhet për 24 orë. Kur është problem për një ligj që të rregullojë sindikatën të gjithë bëjnë të paditurin.
Populli shqiptar e ka fajin bashkë me ne për ata që votojnë që bëjnë ligjet, pasi i bëjnë sipas interesave të tyre. Për oligarkët dhe për një problem qeveritar bëhet për 24 orë. Kur është problem për një ligj që të rregullojë sindikatën të gjithë bëjnë të paditurin.
Procesi i tregut të punës është kompleks, proceset janë dinamike. Qeveria duhet të bëjë raporte, sa hyjnë dhe sa dalin nga tregu. Sindikatat janë institucione që mbrojnë dhe përfaqësojnë punëtorët në të gjithë aspektet, si paga, ngacmimet, dhuna dhe informaliteti. Problem i tregut të punës është kompleks , se mund të jenë futur 80 mijë veta por nuk dihet sa kanë dalë. Asnjë nuk mban statistika të sakta. Statistika është çështje e negocimit kolektiv, pasi atehërë mund t’i sistemojmë gjërat.
Anëtarësimi në sindikata është i ulët 12-15%. Diku kanë frikë, diku kanë mungesë njohje dhe kulture.
Së pari punëtorët e ndërtimi kanë problem me kontraktimin, duke shkelur hapur të drejtat e punëtorëve.
Nga mungesa e qeverisjes së mirë vjen dhe informaliteti. Ky mandat ka qenë më pak i mirëqeverisur se të tjerë dhe ka prodhuar efekte negative.
Problem kryesor, veç pagave është dhe çështje e produktivitetit në punë që ka të bëjë dhe me trajnimin e punonjësve. Jemi në presion të vazhdueshëm për rritjen e pagave minimale.



