Përfitimet e luleshtrydheve për trurin dhe dhëmbët

Përfitimet e luleshtrydheve për trurin dhe dhëmbët

Luleshtrydhet përveçse të shijshme, kanë dhe një sërë përfitmesh në shëndetin tonë. Ato aktivizojnë metabolizmin, mbrojnë dhëmbët, luftojnë celulitin, hipertensionin dhe plakjen.

Çfarë përmbajnë luleshtrydhet

Ky frut përmban shumë lëndë ushqyese të rëndësishme, sasi të konsiderueshme të acideve organike dhe flavonoideve antioksidues, kalcium dhe magnez anti-yndyror, vitaminë C kundër rrudhave dhe kalium diuretik. Luleshtrydhet janë përfshirë në mesin e superushqimeve kundër plakjes në renditjen speciale ORAC (Oxygen Radical Absorbance Capacity), të hartuar nga USDA (Departamenti i Bujqësisë në SHBA), për përmbajtjen rekord në antioksidantë të dobishëm për shëndetin.

Luleshtrydhet ndihmojnë në humbjen e peshës

Antioksidantët që gjenden te luleshtrydhet (acid elagik, vitaminë C dhe flavonoide) ju ndihmojnë të humbni peshë, sepse ato kundërveprojnë me inflamacionet që parandalojnë disa hormone të stimulojnë humbjen e peshës. Për më tepër, këta antioksidantë që gjenden te luleshtrydhet rrisin prodhimin e një hormoni të quajtur adiponectin, i cili stimulon metabolizmin dhe zvogëlon oreksin, si dhe ul thithjen e niseshtes. Përveç kësaj, ato janë në gjendje të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu të parandalojnë diabetin dhe formimin e yndyrës.

Luleshtrydhet janë të mira për trurin

Disa hulumtime kanë treguar që luleshtrydhet kanë një aftësi të lartë për të stimuluar një mekanizëm natyror që e çon trurin drejt "vetë-pastrimit, duke eliminuar substancat toksike që promovojnë zvogëlimin e funksioneve të trurit, të tilla si kujtesën, dhe shfaqjen e problemeve nervore, përfshirë Alzheimerin dhe Parkinson. Me kalimin e kohës, akumulimi i mbeturinave dhe toksinave bën që ky mekanizëm të bllokohet dhe kjo shkakton dëme te neuronet.

Frut i dobishëm kundër rrudhave

Vitamina C e luleshtrydheve (pesë copë përmbajnë një sasi të vitaminës C të barabartë me atë të një portokalli) promovon prodhimin e kolagjenit, proteinë që parandalon rrudhat dhe forcon kapilarët duke zvogëluar celulitin.

Luleshtrydhe zbardhin dhëmbët

Këto fruta përmbajnë xylitol, një substancë e ëmbël që parandalon formimin e pllakës dentare dhe vret mikrobet përgjegjëse për frymën e keqe. Për më tepër, nëse fërkoni një luleshtrydhe direkt në dhëmbë, acidet organike që përmban ajo ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve tuaj nëse e përdorni këtë metodë për disa ditë radhazi./Riza.it/  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy