Prioriteti i Ukrainës është të bashkohet me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, ku mallrat, shërbimet dhe kapitali mund të lëvizin lirshëm midis vendeve.
Kështu tha këtë të enjte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kiev me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Çështja prioritare për ne është integrimi i Ukrainës në tregun e përbashkët të BE-së pasi jemi në rrugën drejt statusit të shtetit anëtar të BE-së.



