Sulmi në burgun Olenivka në Ukrainë, Borrell: Akt çnjerëzor dhe një krim lufte

Sulmi në burgun Olenivka në Ukrainë, Borrell: Akt çnjerëzor dhe një krim lufte

Bashkimi Evropian dënon me vendosmërinë më të madhe mizoritë e kryera nga forcat e armatosura ruse dhe dënon me termat më të forta të mundshme sulmin në burgun Olenivka dhe zhveshjen e një të burgosuri ukrainas i cili edhe është filmuar. 

Kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Këto akte çnjerëzore dhe barbare paraqesin shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës dhe Protokollit të tyre Shtesë dhe përbëjnë krime lufte.

Autorët e krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda, si dhe zyrtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit përgjegjës ushtarakë, do të mbajnë përgjegjësi. 

50 të burgosur ukrainas janë vrarë dhe 73 të plagosur rëndë në një sulm me raketa në një objekt paraburgimi pranë Olenivka.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov gjatë një konference.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy