Shtatë foshnja vdesin brenda natës pas grevës së infermierëve në Zimbabve

Shtatë foshnja vdesin brenda natës pas grevës së infermierëve në Zimbabve

Shtatë foshnja kanë vdekur brenda një nate në një maternitet të ngarkuar në kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare, për shkak të problemeve me stafin mjekësor.

Dy mjekë që kishin informata për sektorin e lindjeve, duke folur në kushte anonimiteti, e konfirmuan vdekjen e foshnjave për BBC. Ata thanë se foshnjat vdiqën për shkak të stërngarkesës në maternitet.

Më saktësisht, vdekja e foshnjave besohet se ndodhi për shkak se nënat e tyre u lanë pa përkujdesje për disa ditë në spitalin ku infermierët janë në grevë, personeli mjekësor ka mungesë të madhe të pajisjeve mbrojtëse dhe mjekët janë të stërngarkuar.

Shumë klinika të tjera më të vogla në Harare janë mbyllur për shkak të frikës nga Covid-19, mungesës së pajisjeve mbrojtëse dhe efekteve më të gjera të inflacionit të lartë dhe krizës ekonomike.

Kjo i ka detyruar gratë shtatzëna që të shkojnë në spitale më të mëdha publike, të cilat nuk po arrijnë ta përballojnë numrin e madh të shtatzënave. Një mjek i tha gazetarit të BBC-së se këto vdekje nuk janë incidente të izoluara.

Deri më tani, Zimbabveja, shtet me mbi 14 milionë banorë, i ka regjistruar vetëm 2,800 persona të infektuar me koronavirus dhe vetëm 40 viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy