Ekskluzive për “Zonë e Lirë”/ Erion Veliaj në festën e grekëve të Amerikës 

Ekskluzive për “Zonë e Lirë”/ Erion Veliaj në festën e grekëve të Amerikës 

Emisioni “Zonë e Lirë” ka publikuar një foto ekskluzive ku shfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në festën e grekëve të Amerikës.

Foto është bërë ditën kur bëhej inaugurimi i Donald Trump-it si President i SHBA-ve.

Mësohet se bëhet fjalë për një event të mbajtur në Uashington. 

Duke komentuar këtë ngjarje, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi mendon që "Veliaj ka shkuar në Uashington për të gjetur një lidhje me administratën e re Trump".

Sipas gazetarit Sebastian Zonja, kjo foto ku Veliaj shkon në këtë ceremoni të lobimit grek, "tregon një hipokrizi të kryebashkiakut, pasi po tenton të përdorë linjat e Greqisë për të rregulluar problemet e tij me SPAK-ut"

Kujtojmë që në fund të dhjetorit SPAK bëri me dije se për Veliajn dhe familjarët e tij ka një hetim për katër vepra penale: Korrupsion pasiv, aktiv, pastrim të produkteve penale dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy