Gazetari Neritan Sejamini thotë se ndërsa krimi në Shqipëri është sofistikuar, reagimi i policisë mbetet ende primitiv. Sejamini tha se në Shqipëri ka zona, ku krimi kontrollon lirshëm politikën dhe ekonominë.
Rrumbullaku sot nuk iu përgjigj disa pyetjeve. Nga të gjitha këto që ndodhin janë tregues se krimi ka arritur përmsa të jashtëzakonshme. Është bërë burim ekonomik për zona të caktuara. Psh në veri ka zona ku krimi sundon politikën. Shohim vetëm operacione të rastësishme të shkëputura. Krimi po sofistikohet, ndërsa reagimi i policisë ngelet primitiv. Nëse qeveria shqiptare nuk e bën luftën kundër krimit një prioritet kombëtar, ekonomia shqiptare do të sundohet nga kriminelët.



