
Presidenti i Portugalisë, Antonio Costa i është nënshtruar mëngjesin e sotëm testit të Covid. Një ditë më parë Costa pati një takim zyrtar me presidentin francez Emanuel Macron, i cili sot rezultoi se është infektuar me Covid- 19.
Kjo ka nxitur presidentin portugez të bëjë tamponin dhe të anulojë udhëtimet zyrtare. Costa është vetëizoluar ndërsa pret përgjigjen e testit. Nga ana tjetër, zyra e tij në kryeministri ka njoftuar se presidenti nuk ka shenja të virusit.



