
Shtatzënia dhe lindja sjellin shumë ndryshime fizike dhe psikologjikë për nënën, por gjithashtu rezulton se burrat mund të përjetojnë një spektër të gjerë të ndryshimeve kur bëhen baballarë. Një slitë hormonale dhe emocionale, një dashuri të fortë për foshnjën, ankth dhe depresion, madje edhe simptoma të shtatzënisë - mund të tingëllojë e pabesueshme, por kjo është ajo që kalojnë shumë burra kur fëmijët e tyre lindin.

Niveli i lartë i testosteronit është përgjegjës për tiparet e sjelljes si agresioni, konkurrenca dhe tërheqja e një partneri të ri. Por kur një burrë bëhet baba, niveli i tij i testosteronit bie dhe në këtë moment e gjithë vëmendja e tij shkon drejt familjes.
Studimet tregojnë se kur burrat kanë një partnere dhe një fëmijë ata nivele më të ulëta të testosteronit në krahasim me burrat pa fëmijë dhe ata që janë në kërkim të një partneri.

Oksitocina dhe dopamina janë 2 faktorët kryesor që janë përgjegjëse për lidhjen midis një prindi dhe një fëmije. Ndërsa nivelet e testosteronit bien, efektet pozitive të oksitocinës dhe dopaminës rriten, duke e bërë një baba të ri ta shijojë shumë momentin kur luan apo përqafon fëmijën e tij.

Ndërsa shumë prej nesh ka dëgjuar për depresionin pas lindjes te gratë, shumë pak ndoshta ka dëgjuar se dhe burrat përjetojnë depresion kur bëhen baba. Përveç funksioneve të tjera të testosteronit, ai gjithashtu luan një rol të madh në mbrojtjen e mashkullit nga të ndjerit pa humor dhe kur nivelet e tij bien, baballarët e rinj mund të bëhen të pirur për depresion. Ndryshimet hormonale së bashku me ngarkesën e përgjegjësive të një babai të ri i bëjnë burrat të pirur të përjetojnë depresion, kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të dini se ndryshimet hormonale ndodhin edhe në trupat e baballarëve.

Shkencëtarët studiuan aktivitetin e trurit në një grupi baballarësh të rinj dhe dolën në përfundimin që gjatë 4 muajve të parë pas lindjes truri i tyre tregoi disa ndryshime të dukshme në lëndën gri. Këto ndryshime i ndihmojnë baballarët e rinj të zhvillojnë aftësitë e tyre prindërore dhe të ndërtojnë një lidhje të fortë me foshnjat e tyre. Këto ndërveprime të hershme të babait dhe foshnjës ndërtojnë një bazë të fortë për marrëdhëniet e ardhshme prind-fëmijë dhe luajnë një rol të madh në zhvillimin shoqëror të fëmijëve. Në veçanti, truri i një babai të ri mund të tregojë më shumë aktivitet në zonat përgjegjëse për planifikimin, zgjidhjen e problemeve dhe zbulimin e rreziqeve, me fjalë të tjera, këto janë fushat që ndihmojnë babanë të sigurohet që fëmija i tyre është i sigurt dhe i shëndoshë.

Jo vetëm ndryshimet trupore pasi fëmija ka lindur, por baballarët përjetojnë simptoma të shtatzënisë kur partnerja e tyre është në pritje të fëmijës. Gjatë shtatzënisë së partnerit të tyre burrat mund të kenë simptoma të shtatzënisë si të përziera, ndryshime të oreksit, fryrje dhe dhimbje shpine.

Përgjegjësitë e prindërve mund të rezultojnë në nivele të larta stresi dhe ankthi tek baballarët e rinj, por pjesa më e rrezikshme e kësaj është që burrat mund të ndiejnë se nuk mund të kërkojnë ndihmë. Baballarët e rinj shpesh priren të mendojnë se thirrja e tyre për mbështetje dhe ndihmë mund të shpërqendrojë vëmendjen nga nevojat e nënës të cilat i cilësojnë më thelbësore. Burrat që sapo janë bërë baballarë mund të përjetojnë stres të madh fizik dhe emocional, por ata kanë tendencë të zhvendosin vëmendjen te partneret e tyre.
Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të dy prindërit të kalojnë kohë së bashku, duke folur për ato që po përjetojnë tani që fëmija ka ardhur në jetë. Një barrë e përbashkët është një barrë e përgjysmuar, thonë ata, dhe ndonjëherë një bisedë e sinqertë me partnerin tuaj mund të bëjë mrekulli.
Burimi: Bright Side



