
Qeveria gjermane ka autorizuar prodhuesit të dërgojnë tanke Leopard 1 në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur fillimisht gjermania “Süddeutsche Zeitung”, raporton DW.
Më pas, autorizimi i dërgesës është konfirmuar edhe nga qeveria. "Unë mund të konfirmoj se licenca e eksportit është dhënë," u përgjigj zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit në një konferencë shtypi në Berlin.
Deri më tani, Gjermania kishte autorizuar dërgimin e 14 Leopard 2 nga pajisjet e Bundeswehr-it.
I hyrë për herë të parë në përdorim në vitet 1960, Leopard 1 është pararendësi i Leopard 2 më të avancuar, i cili përdoret gjerësisht nga ushtritë në të gjithë Evropën.
Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, vendimi i qeverisë ka të bëjë me 29 Leopard 1, të cilët ishin në ruajtje në një prodhues ushtarak.
Süddeutsche Zeitung, ndërkohë, raportoi se dy prodhues duan të rinovojnë "dhjetëra" Leopard 1 për t'i dërguar ato në Ukrainë.



