
Bashkëthemeluesi i Microsoft, njeriu i dytë më i pasur në botë me një trashëgimi prej 130 miliard dollarësh nga të cilët 27 të dhuruara për bamirësi, pas Jef Bezos, i cili gjithashtu u divorcua një vit më parë dha lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij Melianda janë ndarë pas 27 vitesh martesë.
Bill, 65-vjecar, shumë i impenjuar në luftën kundër pandemisë globale, kohët e fundit kishte deklaruar se sfida e radhës ishte ndryshimi klimatik. Por përfundimin e martesës së tij nuk arriti ta shmangë.
Sipas mediave amerikane ka qenë pikërisht Melinda 56 vjeç, ajo që ka dorëzuar kërkesën për divorc, dhe mes tyre ekziston një kontratë para martesore.
Po sipas mediave, ajo nuk ka asnjë pretendim ekonomik ndaj bashkëshortit dhe divorci do të përfundojë pa një fajtor.
Lidhur me këtë divorc ka reaguar edhe vajza e madhe e çiftit, 25-vjeçarja Jennifer. Në një postim në Instagram ajo u shpreh se kishte qenë një periudhë e vështirë për të gjithë familjen, e cila tashmë ka nevojë për privatësi.
“Deri më tani, shumë prej jush kanë dëgjuar lajmet që prindërit e mi po ndahen. Ka qenë një periudhë sfiduese për të gjithë familjen tonë. Unë jam ende duke mësuar se si të mbështes më së miri procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes në këtë kohë, dhe unë jam mirënjohëse për hapësirën për ta bërë këtë. Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini se fjalët tuaja të mira dhe mbështetja kanë kuptimin e botës për mua. Faleminderit për kuptimin e dëshirës sonë për privatësi ndërsa ne lundrojmë në fazat e ardhshme të jetës sonë”, shkruan ajo.

Ndërsa vëllezërit e saj, Rory 21 vjeç dhe Phoebe 18, ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me ndarjen e tyre, e cila me siguri do të mbulohet gjerësisht nga shtypi ndërkombëtar.



