Një zjarr i madh ka filluar në fushën e mbetjeve në Elbasan.
Shtëllungat vijnë nga periferia, aty ku ndodhet edhe fusha e mbetjeve. Zjarri ka përfshirë pirgun me mbetje.
Bëhet fjalë për fushën e mbetjeve ku ndodhet edhe inceneratori i Elbasanit.
Një numër zjarrfikësesh në mjete dhe punonjës u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.
Po punohet për shuarjen e tyre.



