Tahiri refuzon Beogradin: Për kodin telefonik aplikojmë me Shqipërinë

Tahiri refuzon Beogradin: Për kodin telefonik aplikojmë me Shqipërinë

Deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç se Kosova do ta marrë kodin telefonik për përdorim në kuadër të zonës territoriale të Serbisë, i ka hedhur poshtë Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.


Tahiri e kontaktuar nga Gazeta Express, ka thënë se Kosova do ta marrë kodin shtetëror telefonik vetëm nga Organizata Ndërkombëtare e Telekomit. Sipas Tahirit, ai do të jetë kodi shtetëror për Kosovën.

Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të pranoj që Serbia të aplikojë për kodin telefonik të Kosovës.

“Situata nuk është ashtu siç e thotë pala serbe. Po të ishte ashtu as shtetet e tjera nuk do të aplikonin për këtë kod. Serbia ka kërkuar disa herë që të aplikoj për kodin, por ne i keni refuzuar dhe i kemi thënë se  vetëm Shqipëria mund të aplikoj për kodin telefonik të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy