
Një takim tripalësh është organizuar nga Kina, mes Iranit dhe Moskës për të diskutuar rreth programit bërthamor të Iranit. Sipas krerëve të shteteve palët duhet të ruajnë qetësinë që situate bërthamore të mos shkojë drejt konfrontimit dhe konfliktit.
Çështja bërthamorë e Iranit, ka bërë që Kina të organizojë një takim tripalësh, me pjesëmarrjen e Iranit dhe Moskës, për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
“Në situatën aktuale, ne besojmë se të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i situatës bërthamore të Iranit, apo të shkohet drejt një konfrontimi dhe konflikti.”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.
Vëmendja e shtuar mbi çështjet bërthamore të Iranit vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump, tha se i ka dërguar një letër Teheranit duke kërkuar rifillimin e bisedimeve bërthamore dhe duke paralajmëruar për veprime të mundshme ushtarake nëse Irani refuzon bisedime të tilla. Teherani dhe Moska kanë forcuar marrëdhëniet në vitet e fundit, pasi mosmarrëveshjet e Iranit me Shtetet e Bashkuara janë rritur.



