Kultivonin e shisnin lëndë narkotike, arrestohen babë e bir në Fier

Kultivonin e shisnin lëndë narkotike, arrestohen babë e bir në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë, për akuzat “Kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në kuadër të procedimit penal 2022, referuar nga Komisariati i Policisë Fier, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar "Kreshpan", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., 47 vjeç dhe E. H., 24 vjeç banues në Kreshpan, Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 23 vjeç (babai dhe dy djemtë). Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Kreshpan”, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy