Ministrja Gjonaj takim me Calavera dhe Soreca: Forcimi i institucioneve të drejtësisë, prioritet kyç për 2020

Ministrja Gjonaj takim me Calavera dhe Soreca: Forcimi i institucioneve të drejtësisë, prioritet kyç për 2020

Zbatimi i reformës në drejtësi ishte çështja kryesore në takimin që zhvilloi sot në Tiranë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj me Genoveva Ruiz Calavera, shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ekipin e Komisionit Europian, përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT.

Gjatë këtij takimi intensiv, u zhvillua një analizë e detajuar mbi ecurinë dhe rezultatet konkrete të reformës për vitin 2019, status quon e saj, si dhe përmbushja e objektivave në vijim ku funksionimi dhe forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, do të jenë ndër prioritetet kyçe për vitin 2020.

“Ky dialog i frytshëm na shërbeu jo vetëm për të evidentuar nevojat imediate të ecurisë së reformës në drejtësi, por edhe të drejtimeve për vitin pasardhës në kuadër të mbështetjes teknike dhe buxhetore që KE po jep për zbatimin e saj.Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes nga Komisioni Europian  si dhe ambasada e SHBA, ne do të vijojmë më tej per zbatimin tërësisht të reformës në drejtësi”, u shpreh Gjonaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy