
Dy nga projektet e lançuara së fundmi nga qeveria, tuneli i Llogarasë dhe hidrocentrali i Skavicës do të financohen nga paratë e rindërtimit. Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ikonomi nuk përjashton rritjen e borxhit teksa thotë se nga garancia e dytë sovrane kanë përfituar rreth 40 biznese.



