Lufta tregtare/ Trump shton “dozën” pas kundërpërgjigjes së Kinës

Lufta tregtare/ Trump shton “dozën” pas kundërpërgjigjes së Kinës

Presidenti Donald Trump ashpërson masat ndaj Kinës. Me një urdhër të fundit, Trump ka vendosur tarifa shtesë për mallrat kineze. Një shtesë prej 10% në tarifat e importit pritet ta çojë në 200 milionë dollarë totalin e të ardhurave nga mallrat kineze që hyjnë në SHBA.

Vendosja e tarifave 25% ndaj mallrave kineze u pasua me një përgjigje të fortë nga Pekini javën e kaluar.  

“Vendimi i fundit i Kinës tregon vendosmërinë e saj për të mbajtur disavantazhin e padrejtë me SHBA-të, që reflektohet në disbalancën prej 376 miliardë dollarë. Kjo është e papranueshme. Duhen marrë masa të tjera, në mënyrë që Kina t’i ndryshojë praktikat e saj të padrejta, ta hapë tregun për mallrat amerikane dhe të pranojë marrëdhënien e balancuar tregtare me SHBA-të”, tha Trump.  

Ndërsa Ministria kineze e Tregtisë, në një deklaratë të cilës i referohet “Politico.eu”, e ka cilësuar masën e dytë një “shembull i presionit dhe shantazhit ekstrem” nga ana e administratës Trump, që shkel normat ndërkombëtare të tregtisë.

“Nëse SHBA-të bëhen iracionale dhe hartojnë një listë mallrash për tarifim, Kina do të vërë në zbatim kundërmasa që kombinojnë sasinë dhe cilësinë. SHBA-të kanë nisur një luftë tregtare dhe kanë shkelur ligjet e tregtisë. Kjo nuk shkon parallel me trendin e zhvillimit në botë, por cenon interesat e njerëzve dhe bizneseve kineze dhe amerikane, por dëmton edhe interesat në nivel global”, thuhet në reagimin e Ministrisë kineze të Tregtisë.    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy