“Gafa” me rritjen e pagave/ Xama: Justifikimi i ministres fëminor! Gabimi në nivelin e lartë të MF, minimalisht të kërkohet falje

“Gafa” me rritjen e pagave/ Xama: Justifikimi i ministres fëminor! Gabimi në nivelin e lartë të MF, minimalisht të kërkohet falje

Gazetarja Ola Xama duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se rritja e pagave nuk u shty ngaqë “duan kohë të zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave”, por sepse nevojitet kohë që të rregullohen koeficientët që ishin përllogaritur gabim. Xama e konsideroi si fëminor justifikimin e ministeres Ibrahimaj, duke u shprehur se sipas burimeve gabimi s’është bërë në nivel specialisti por në nivel të lartë, dhe minimalisht duhet kërkuar falje. Gazetarja vuri në dukje se nëse bëhen gabime të tilla gjata negocimit të një Eurobondi dëmi për buxhetin e shtetit mund të jetë i madh.

Paga do të rritet dhe do ta marrin në qershor sipas deklaratës që dha një ditë më parë ministrja. Por vendimi për rritjen e pagave është marrë nga Kuvendi dhe Kuvendi i ka lënë për detyrë Këshillit të Ministrave të caktojë autoritetin përgjegjës, që në këtë rast është Ministria e Financave që të përllogarisë rritjen e detajuar sipas nivelit të administratës dhe sektorëve të pagës. Ministria e Financave e ka bërë gati tabelën e ka dërguar në Këshillin e Ministrave, që ka miratuar vendimin zbatues që bën përllogaritjen dhe i hap rrugë hedhjen në llogarinë e punonjësve të shtesës së pagave. Ministrja tha një ditë më parë që do kohë që të zbardhet. Ky është justifikim fëminor. Zbardhja sot është copy paste, apo një printim, apo një dërgim me email në Qendrën e Botimeve Zyrtarëve dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nuk jemi si më përpara që kishim makinën e shtypshkrimit dhe duhet ta shkruanim dhe ta zbardhnim.

Tashmë pritet që vendimi të mos publikohet në fletoren zyrtare, sepse ishte i gabuar, dhe të bëhet edhe njëherë përllogaritja e saktë e tabelave për të gjithë administratës dhe Këshilli i Ministrave të miratojë edhe njëherë vendimin. Ministria e Financave kishte përllogaritur koeficientet e gabuar. Ndodhte në disa raste që niveli i ulët i administratës, që është niveli i specialistit dhe më poshtë, paga ishte më e lartë se një drejtor drejtorie, shkonte nga 700 mijë lekë deri në 800 mijë lekë të vjetra. Koeficienti bënte në disa raste që niveli drejtues të mos kishte rritje të pagës duke përmbysur të gjithë hierarkinë e sistemit të pagave. Kjo u zbulua nga stafi i Presidencës, që sinjalizoi Kuvendin, që dërgoi një shkresë urgjente drejt Kryeministrisë ku sinjalizoheshin për këto gabime dhe për dijeni edhe Ministrisë së Financave. U bë një mbledhje dhe u mor vendimi për pezullimin e vendimit deri në llogaritjen fikse të koeficienteve sipas frymës që ka miratuar ligji.

Institucioni nuk e pranoi që ka qenë gabim, tha që do kohë të zbardhet. Stafi Teknik i Ministrisë së Financave nuk i lejohet të bëjë gabime aritmetike, apo të këtij niveli. Nesër pasnesër mund të japin një shtesë page, që s’e merr dot mbrapsht, dhe s’ta kthen dikush, mund të përkthehet në dëm ekonomik dhe financiar për buxhetin e shtetit. Në negocimin për Eurobondit gabimi duhet të jetë zero, sepse merr një borxh me interesa më të larta dhe i krijon dëme buxhetit të shtetit. Sipas burimeve gabimi s’është në nivel specialistësh, por në nivel të lartë, por kushdo të jetë duhet që minimalisht të kërkojë falje”.

Duke u ndalur te vendimi për rritjen e pagave, Xama thotë se rrezikohet një rritje më e madhe e inflacionit, ku më të varfrit do të varfërohen më shumë.

Rritja e pagave ishte një vendim i minutës së fundit. Është marrë gjatë tre muajve të fundit, një muaj para fushatës elektorale, dy muaj para zgjedhjeve. Paratë janë marrë nga fondi i kontigjencës, fondi rezervë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që politika e rritjes së pagave të mbështetet nga këto fonde, sepse duhet alokuar buxheti. Është rritje page sepse është në nivelin 7 për qind. Nëse shkon mesatarja 900 euro është një rritje 30 për qind. A duhej bërë? Po. Gjatë viteve të fundit numri i punonjësve të administratës publike është rritur me 20 mijë, ndërkohë që reforma administrativo-territoriale duhet të na i reduktonte këtë numër. Pjesa më e madhe e shërbimeve po jepen online. Një pjesë e administratës publike s’e meriton këtë pagë. Pagat nuk rriten direkt, por me politika të mirëfillta duke kompensuar inflacionin çdo vit. Rrezikojmë që inflacioni të rritet më shumë. Nga ana tjetër nuk kemi rritur pensionet, ndihmën ekonomike, s’kemi miratuar minimumin jetik. Inflacioni, nga kërkesa e rritur do të shtrihet të të gjithë çmimet. Do rriten çmimet edhe për shtresat për të cilat qeveria s’ka rritur mbështetjen financiare. Më të varfrit do varfërohen më shumë. Nuk duhet në këto norma kaq të larta, 35 për qind brenda një viti. Inflacioni në Shqipëri ka qenë i importuar. BSH ka në dorë vetëm politikën monetare, ka rritur normën e interesit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy