Koreja e Veriut lëshon në det dy raketa balistike me rreze të shkurtër (VIDEO)

Koreja e Veriut lëshon në det dy raketa balistike me rreze të shkurtër (VIDEO)

Ushtria e Koresë Jugore ka njoftuar se Koreja Veriore i ka hedhur në det të shtunën në mëngjes dy raketa, të cilat besohet se janë me rreze të shkurtër veprimi.

Ky është testimi i shtatë me radhë që nga përfundimi i pauzës prej 17 muajsh nga këto veprime në vendin komunist. Testimet e raketave rifilluan në fund të muajit korrik.

Koreja Veriore ka shprehur zemërim ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, për të cilat ka thënë se janë përgatitje për luftë.

Në anën tjetër, zyrtarët e Koresë Jugore thanë se testimi i dy raketave paraqet shqetësim serioz. Raketat u lëshuan në orën 6 e 45 minuta sipas kohës lokale në qytetin lindor të Sondokut.

Sipas ushtrisë së Koresë Jugore, raketat fluturuan për rreth 380 kilometra dhe arritën lartësi prej 97 kilometrash para se të binin në Detin e Japonisë, i njohur ndryshe edhe si Deti Lindor.

“Ushtria jonë është duke e përcjellë situatën në rast të lëshimit të raketave të tjera dhe është duke qëndruar në gjendje gatishmërie”, thuhet në deklaratën e përbashkët të gjeneralëve ushtarakë të këtij shteti, shkruan “BBC”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy