“Paralelja që heq Serbia mes Katalonjës dhe Kosovës është tregues i hipokrizisë serbe” – kështu u shpreh në studion e TemA TV, kreu i Partisë së Legalitetit,Sulejman Gjana. Ai theksoi se diplomacia shqiptare duhet të marrë shkak nga rasti i Katalonjës për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.



