Nano: Afera e AKSHI-t dëshmi e korrupsionit endemik në qeveri

Nano: Afera e AKSHI-t dëshmi e korrupsionit endemik në qeveri

Analisti Mustafa Nano, në një intervistë për MCN, e cilësoi zgjerimin e hetimeve të SPAK për aferën e AKSHI-t si një skandal të rëndë që ekspozon korrupsionin endemik në qeverisje. 

Sipas tij, fakti që një institucion që administron të dhëna sensitive të qytetarëve është lënë në duart e grupeve të strukturuara kriminale është alarmante dhe përbën rrezik serioz për sigurinë kombëtare. 

Nano theksoi se kjo çështje kërkon reagim institucional dhe politik, ndërsa mungesa e reagimit nga kryeministri është e pajustifikueshme.

Intervista e plotë: 

-Z. Nano, SPAK ka zgjeruar hetimet lidhur me skandalin e grupit kriminal të AKSHI-t, duke shpallur në kërkim Eno Agasin kushëriri i Ergys Agasit, fillimisht si e keni parë këtë zhvillim?

-E kam parë si situatë tjetër që evidenton korrupsionin endemik në qeverinë shqiptare. Është aferë korruptive dhe ka të bëjë me një sektor që është shumë i rëndësishëm dhe ky institucion ka të drejtën të magazinojë të dhëna për çdo individ në Shqipëri. Unë e konsideroj skandaloze që aty brenda janë bërë gjëra që ai institucion është lënë në dorë të grupeve të strukturuar kriminal. Është për të vënë duart në kokë!

-Mendoni se është shkelur siguria kombëtarë dhe se presidenti i Republikës duket të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare?

-Bazuar te ajo që dinë të gjithë, ato janë të dhëna sensitive. Ndoshta ekzistojnë edhe rrethana ku presidenti duhet të mbledhë Këshillimin e Sigurisë Kombëtare. Ndoshta që nuk e ka mbledhur, ndoshta ka arsyet e veta.

-Mendoni se do të prodhoj efekte politike dosja e AKSHIT?

Efekte politike, ato që janë në krye të AKSH, nuk janë më! Në këtë klimë politike, ku mazhoranca ka dalë fitimtare, nuk është se shqiptarët nuk i dinin gjërat që po dalin tani, por prapë i kanë votuar sepse nuk shohin alternativë. Ne flasim pak, por kjo është shqetësuese. 

-Si e komentoni faktin që Rama nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje, nisur nga fakti që një grup I strukturuar kriminal administron një nga agjencitë më të rëndësishme shtetërore?

Duhej të bënte dhe pa e pyetur njeri, siç duhet të bënte edhe për çështje të tjera. Këtu ka lloj lloj të pandehur, ndoshta duhet të presim kur të kemi të dhëna më shumë. Prononcimi i kryeministrit duhet të ishte e nevojshme.

-Ndalemi tek një tjetër hetim, ai për znj, Ballaku, sot zoti Rama tha se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit nuk do të mblidhet pa vendosur më parë Gjykata Kushtetuese, a ka kryeministri një kompetencë të tillë, për të marrë këtë vendim?

Sigurisht! Gjëja varet nga parlamenti, por kryeministri që zgjidhet nga parlamenti ka fuqi të orientojë grupin parlamentar. Janë vendime që merren me vullnet të kryeministrit, por nga ana tjetër ato që thotë Rama bëjnë sens. Ajo që s’bënë sens është që të kesh një ministre të akuzuar, nuk e bënë atë me fajë. 

-Po ashtu, Rama theksoi se sjellja e prokurorëve të SPAK nuk është gjë tjetër vetëm karshillëk mes pushteteve, a mund te themi që kryeministri tashmë është në një luftë me “SPAK”?

Nuk shoh këtë problem, nuk e shoh këtë presion, madje më shumë e shoh presionin nga lideri i opozitës. Rama është një nga arkitektët e reformës në drejtësi, duhet duartrokitur që është krijuar ky institucion është krijuar nga mazhoranca dhe ndërkohë po godet vetë ata. 

-Rama njoftoi se qeveria ka nisur analizën e thelluar lidhur me funksionimin e pushtetit gjyqësor, si e lexoni këtë deklaratë?

Nuk mendoj se qeveria ka ndonjë detyrë të bëjë leximin. Kjo është një frazë që e kanë në gojë vetëm regjimet totalitare, por duhet parë se çfarë ka patur në mendje ai. Diskutimi i lidhur me SPAK nuk besoj që në këtë moment kur mazhoranca është e akuzuar, nuk mendoj që është momenti i duhur që kjo nisëm të dalë nga mazhoranca sepse kjo do të paragjykohet. Nuk besoj se mazhoranca do e marrë një nisëm të tillë.

-Sigurisht këto zhvillime japin më shumë shanse që opozita të ketë disa kauza me shumë, por a po bën ajo lëvizjet e duhura?

Opozita ka një problem dhe është diçka që e dinë të gjithë. Lideri i saj është i akuzuar gjithashtu dhe ndërkohë që kërkojnë dorëheqjen e Ballukut, ndërkohë që dorëheqjen e tij nuk e kërkojnë. Problemi kryesor i opozitës është që e ka lënë veten të varur në dorën e këtij personi që është i akuzuar edhe non grada dhe është një njeri që s’duhet të ishte aty.

Ajo është një parti e vdekur dhe anëtarët kanë rënë dakord. Ajo parti do rrudhet akoma më shumë. 

-Berisha ka paralajmëruar protestë për ditën e nesërme, madje ka thënë se mund të shkohet deri në grevë urie, sa shanse shihni për sukses, pasi janë strategji të provuara edhe me herët nga PD që nuk kanë sjelle rotacion?

Zero shanse. Jam kurioz të di kush do jenë ata idiotë që do futen në grevë urie. Nëse do futej Berisha vetë, do bënte mire, por ai vetë s’futet, futen të tjerë.

-Pse opozita nuk arrin të bëhet bashkë në këtë situate?

Po të isha unë në opozitë, sdo bëhesha me Berishën sepse ai e përdorë për veten e tij partinë. Këta njerëz si Shehaj dhe Arlindi, janë duke krijuar profil të tyren dhe duke u distancuar nga establishmenti i vjetër dhe po kërkojnë të afirmohen si drejtues të forcave të reja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy