Xama: Politikanët heqin dorë nga privatësia financiare kur hyjnë në politikë

Xama: Politikanët heqin dorë nga privatësia financiare kur hyjnë në politikë

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", theksoi se hetimi pasuror i politikanëve është një proces i natyrshëm dhe i domosdoshëm, pasi ata me hyrjen në politikë, pranojnë të deklarojnë pasurinë e tyre dhe të hetohen për çdo transaksion financiar.

Sipas saj, ky është një detyrim ligjor që funksionon në shtetin shqiptar dhe kush nuk dëshiron të jetë subjekt i këtyre hetimeve, mund të zgjedhë të mos mbajë poste publike.

“Kemi dëgjuar kohët e fundit reagime edhe nga ekspertë të rëndësishëm të Partisë Socialiste, por edhe nga ata që kanë qenë drejtuesit e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi.

Lidhur me teknikën e hetimeve të prokurorisë së posaçme të orientuar drejt hetimit pasuror dhe jo shkeljeve proceduriale, dua që t'i kujtoj plotësimi i deklaratës së pasurisë vjetore dhe të interesave është një e drejtë, nga e cila politikanët, përpara se t'i hyjnë politikës, heqin dorë dhe ata pranojnë që të deklarojnë sa shtëpi kanë, sa të ardhura kanë, sa blejnë dhe si i shpenzojnë, dhe që të hetohen për këtë. Në momentin që çdo politikan ka marrë detyrën, është shumë i vetëdijshëm që mund të hetohet për pasurinë e tij apriori.

Sepse e ka firmosur vetë në deklaratën e pasurisë dhe ky është ligji që është. Që funksionon në shtetin shqiptar, nëse ata nuk duan që të hetohen për pasurinë e tyre, mund të zgjedhin të mos jenë në politikë apo të kenë poste të zyrtarit të lartë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy