
Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e KQZ për t’i hequr nga lista 78 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit.
Ditën e sotme PD e ka ankimuar në KAS vendimin dhe ky i fundit pritet të dalë me një vendim për konfirmimin e asaj të KQZ ose për rrëzimin.
KQZ i hoqi 78 kandidatë PD me justifikimin se ligji lejon vetëm 153 në listë zgjedhore. Nga ana tjetër PD në listat e dyta që çoi pas korrigjimit, kishte çuar më shumë kandidatë që i kishte shtuar kryesisht në fund të listave të qarqeve.
PD e quajti të paligjshëm vendimin për të shkurtuar listat e saj, pasi kjo e fundit dërgoi për të dytën herë listën me 214 kandidatë, me argumentin se neni 67 i Kodit Zgjedhor përcakton vetëm numrin minimal të kandidatëve, që sipas një përllogaritje të PD, është 177, dhe jo numrin maksimal të emrave që një parti politike duhet të ketë në listat e saj.
Lista e miratuar nga KQZ për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim
Qarku Berat miratohen kandidatë nga nr 1-9 (PD kishte dërguar 12 kandidatë)
Qarku Dibër miratohen kandidatë nga nr 1-6 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Durrës miratohen kandidatë nga nr 1-15 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Elbasan miratohen kandidatë nga nr 1-15 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Fier miratohen kandidatë nga nr 1-18 (PD kishte dërguar 20 kandidatë)
Qarku Gjirokastër miratohen kandidatë nga nr 1-6 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Korçë miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD i kishte dërguar 18 kandidatë)
Qarku Kukës miratohen kandidatë nga nr 1- 3 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Lezhe miratohen kandidatë nga nr 1-9 (PD kishte dërguar 12 kandidatë)
Qarku Shkodër miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Tiranë miratohen kandidatë nga nr 1-36 (PD kishte dërguar 43 kandidatë)
Qarku Vlorë miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD kishte dërguar 19 kandidatë)
Përfaqësuesi i KQZ tha gjatë debateve në mbledhje se listat kanë më shumë kandidatë duke i numëruar ato qark për qark.



