Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qëndruar 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë, dhe nuk është shkarkuar nga detyra, çfarë ndryshon mes qytetarëve të Tiranës dhe Tropojës?
Për sa kohë kanë qenë të vlefshme delegimet e kompetencave të kryetarit të bashkisë Tropojë, nuk duhet të shqetësoheni për rastin tim.
Pasi në të kundërt shoh një trajtim selektiv. Duke mbajtur dy standarde nuk po prodhoni drejtësi.
Kështu tha Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese në seancën e sotme ku shqyrtohet ankimimi i tij kundër shkarkimit.



