Numerologjia në Astrologji/ Instruktorja e Meditimit: Numri me fat i vitit 2025 është 9

Numerologjia në Astrologji/ Instruktorja e Meditimit: Numri me fat i vitit 2025 është 9

Numerologjia është një llogaritje e lashtë që lidhet me karakteristikat dhe ndikimet që numrat kanë mbi njerëzit. Sipas kësaj llogaritjeje, çdo individ është i lidhur me një nga numrat nga 1 deri në 9, të cilët kanë kuptim dhe energji të veçantë për çdo person.

Në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Instruktorja e Meditimit, Afërdita Zaja, shpjegoi se numri me fat i vitit 2025 është numri 9.

Sipas saj, çdo numër ka një aspekt pozitiv dhe një negativ, dhe nuk mund të thuhet se çdo vit është thjesht "vit me fat".

Të gjithë numrat janë më fat, një pjesë e kanë pozitive dhe një pjesë negative, Nuk mund të themi se janë gjithë vitin me fat.

Për vitin 2025, llogaritja numerologjike është si më poshtë: 2 + 0 + 2 + 5 = 9, duke treguar se numri i vitit është 9, i cili ka energjinë e tij për të gjithë numrat e tjerë. Numri 9 simbolizon planetin Mars, i cili është një planet i luftës, energjisë, përmirësimit të shëndetit, palestrës, aksidenteve dhe zjarrit, dhe ndikon në mënyrë të ngjashme si për femrat, ashtu edhe për meshkujt.

Zaja gjithashtu përmendi se për individët që kanë një numër tjetër, për shembull, për një person që ka 4 + 7 + 9 (të cilin e sjell në 2), ky është një vit që simbolizon Hënën.

Psh 4+7+9 që është numri vitit, del 2,  dhe ky është numri i vitit për një person psh, që është numër së simbolizon Hënën, që jep dritën, dhe bashkëvepron më të gjithë njerëzit e tjerë

Po ashtu, numri 1 simbolizon Diellin dhe ndihmon në unifikimin e energjive, ndërsa numri 13 është i lidhur me “syrin e tretë” dhe nuk konsiderohet si një numër me ndikim negativ.

Në përmbledhje, sipas instruktores së meditimit, numerologjia ofron një perspektivë të thellë mbi ndikimet e numrave në jetën e individëve dhe energjitë që ata sjellin në vitin 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy