Presidenti Meta shfuqizon datën e zgjedhjeve: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Presidenti Meta shfuqizon datën e zgjedhjeve: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi sot shfuqizimin e 30 qershorit si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Meta shprehet se në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentet shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Deklarata e Presidentit Ilir Meta 

Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë.

Duke pasur parasysh domosdoshmërinë e ç’tensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

Duke marrë  përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentet shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Evropa!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Nga qyteti i Beratit, Rama tha se Presidenti e ka gabim me anulimin e datës së zgjedhjeve.

Rama tha se maxhoranca më 30 qershor do bëj zgjedhjet, pasi ato nuk janë të partive, as të Presidentit, por janë të popullit.

“Përsëri gabim, zgjedhjet do behën në 30 qershor. Duan të pengojnë reformën në drejtësi. Në 30 qershor do të bëjmë zgjedhje, nuk janë as të partive, presidentit, por zgjedhjet janë të popullit shqiptar. E kuptoni se çfarë çorapi duan ta bëjnë Shqipërinë, gjetëm shesh dhe do bëjmë për shesh.

Kjo është një përpjekje e dëshpëruar, e disa njerëzve të dëshpëruar që janë të destinuar të humbin në mënyrë të dëshpëruar”, tha Rama.

Ai shtoi më tej në fjalën e tij se:  “Ata janë një tufë të mbaruarish që e kanë nxjerrë Shqipërinë rrugëve të botës duke e ushqyer me baltë Shqipërinë për të gjithë ata që duan të bëjnë sensasione. Ata e duan Shqipërinë pa drejtësi dhe që mbështetet fuqimisht nga partnerët tanë amerikanë dhe evropianë.

E kanë parë se çfarë kanë ndodhur në vendet e tjera për negociatat. Hapen dyert për negociatat dhe hapen edhe dyert e burgjeve që i shohin edhe në ëndërr. Ata sot duhet të ishin duke pritur të mbaronin dënimet.

Flasin për përgjime? Lulzim Basha që është nën hetim nga drejtësia amerikane dhe shqiptare. Apo Lulzim Basha bashkë me të atin e tij, plakun e marrë që i ka mbledhur që nga Lulzim Basha e Ilir Meta e me radhë si kokrrat e tespieve dhe i tund. Mbajani mend, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor dhe ato tespijet e plakut do shpërbehen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy