Kriza e Sudanit/ 13 persona të vrarë në protestën pro-demokratike

Kriza e Sudanit/ 13 persona të vrarë në protestën pro-demokratike

Forcat sudaneze të sigurisë e kanë sulmuar një protestë pro-demokratike pranë komandës qëndrore të ushtrisë në kryeqytetin e këtij vendi, Khartoum. Burimet mjekësore thonë se të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Sudani është duke u qeverisur nga Këshilli Kalimtar Ushtarak që nga rrëzimi nga pushteti i ish-presidentit Omar al-Bashir përmes puçit në prill të këtij viti. Sidoqoftë, protestuesit po kërkojnë që vendi i tyre të qeveriset nga një qeveri civile.

Forcat e sigurisë reaguan ashpër kundër protestuesve të hënën. Banorët e Khartoumit thanë se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me armë dhe kanë parë tym përreth komandës qendrore të ushtrisë.

Protestuesit kanë djegur goma dhe kanë vendosur barrikada në përpjekje për t’i larguar forcat e sigurisë nga grumbulli i tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sudan ka thënë se sulmi i forcave sudaneze të sigurisë kundër protestuesve është i gabuar dhe duhet të ndalet, shkruan “BBC”.

Protestuesit kanë kërkuar që një qeveri civile të marrë përsipër drejtimin e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy