Emmy, Obama fiton çmimin e narratorit më të mirë

Emmy, Obama fiton çmimin e narratorit më të mirë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama fitoi çmimin Emmy si narratori më i mirë për punën e tij në serinë e dokumentarëve të Netflix, “Parqet tona të mëdha kombëtare”.

Një fakt i tillë është bërë i ditur nga Akademia Amerikane e Televizionit.

Dokumentari me pesë pjesë paraqet parqe kombëtare nga e gjithë bota dhe është prodhuar nga kompania e prodhimit të Barack dhe Michelle Obama, “Higher Groun”.

Barack Obama është presidenti i dytë i SHBA që ka një Emmy. Dwight D. Eisenhower fitoi një çmim special Emmy në 1956.

Përveç Obamës, të tjerë të nominuar për çmimin Emmy në kategorinë e tregimit ishin ish-ylli i NBA-së, Kareem Abdul-Jabbar, aktorja fituese e Oscarit Lupita Nyong’o dhe natyralisti David Attenborough.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 13 shtator, por çmimet më të vogla njoftohen paraprakisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy