
Italia ka sekuestruar vila luksoze dhe superjahte në pronësi të oligarkëve rusë. Pronarët janë të gjithë në listën e sanksioneve të BE-së.
Të premten, ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio njoftoi planin për të filluar sekuestrimin e pronave të atyre që mendohet se janë afër Presidentit Vladimir Putin.
"Ne duhet të jemi në gjendje të ndalojmë sulmin e Putinit”, tha ai për televizionin shtetëror italian.

Policia financiare italiane ka lëvizur me shpejtësi dhe që nga e premtja ka sekuestruar pasuri me vlerë 143 milionë euro nga pesë oligarkë rusë.
Kjo përfshin vila luksoze të vendosura në disa nga destinacionet më piktoreske të vendit si Toscana dhe ishulli i Sardenjës.
Një shtëpi në Liqenin e Comos në pronësi të prezantuesit të televizionit në Moskë, Vladimir Soloviev, ishte mes tyre, si dhe një vilë sardineze që i përkiste Alisher Usmanov - të dy në listën e sanksioneve të BE-së. Ata së bashku vlerësohet të kenë një vlerë të përbashkët prej 25 milionë euro.

Dy jahte u sekuestruan gjithashtu në portet veriore të Italisë, përfshirë 'Lady M', që mendohet të jetë rreth 65 milionë euro.



