
Premtimi për çeljen e një procesi rivlerësimi të pasurive të paluajtshme ka futur në kaos tregun e shitblerjes së pronave.
Lidhur me këtë shqetësim në ‘MCN Economy’ ekspertja e pasurive të paluajtshme Ilda Zaoloshnja, u shpreh se fushata e rivlerësimit lidhet me zbutjen e një takse në 5%, teksa theksoi se tregu krijoi pritshmëri të larta prej rivlerësimit.
Ajo tha se kemi transaksione të mbetura pezull dhe se vendimi nga Ministria e Financave është një kaos total i dëmshëm për bizneset. Sipas saj nuk mund të trajtohet njësoj prona e ndërtuar para 40 viteve me atë sot.
Nuk qëndron thelbi te fushata e rivlerësimit, fushata e rivlerësimit lidhet me zbutjen deri në 5% që për ne ka qenë gjithmonë shumë e lartë 15%. Ka shumë raste kur pronat janë në vlera të hershme për të mos folur për rastet e informalitetit që të gjitha këto kanë qenë në dëm të blerësve të asaj kohe dhe të tanishmit.
Që në rastin e një rishitje nuk do përkthehet më në një humbje prej 15% por në një vlerë prej 5%, duke qenë se tregu është përgatitur për një kohë të gjatë për të paguar 5% krahasuar me 15%.
Çmimet nuk janë ulur por janë rritur, po ashtu janë rritur dhe çmimet e referencave, kemi sot që po flasim transaksione të mbetura pezull sepse dhe blerësi dhe shitësi kanë bërë marrëveshje financiare duke u nisur nga taksa 5% dhe në rastin më të mirë mbeten në pikëpyetje, por dhe për ato palët pronarët dhe blerësit që janë lidhur emocionalisht me pronën.
Më tej ajo shtoi se e shohim si një kaos total vendimin e Ministrisë së Financave në biznesin e tyre dhe në dhënien e mundësisë për njerëzit të shesin pronën e tyre të detyruar të paguajnë atë taksë 15%.
Është një taksë e lartë që impakton shumë në çmimin real të pronës sepse pronari mendon se në investimin e radhës duet të ketë një sasi parash.
Sugjerimet tona si operator kanë qenë që taksa sidomos kur bëhet fjalë për pronën e parë nuk duhet të taksohet kurrë kaq shumë, pastaj transaksionet që lindin për arsye investime duhet diskutuar, por tendenca e ministrisë së financave për ti bërë gjërat bllok, por nuk mund të trajtohet njëjtë prona e ndërtuar para 40 viteve me atë sot, nuk kuptohet pse qeveria e ka lidhur rivlerësimin me rishikimin e hartave fiskale.
Rishitja është e rëndësishme sepse ndërtimi është një nga motorët kryesorë të ekonomisë dhe janë ato që vënë në lëvizje shumë para dhe i japin mundësinë njerëzve të investojnë të ardhurat që kanë.



