
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të takohet me ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe të martën. Tema e takimit do të jetë tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Vendimi i presidentit amerikane për t’u larguar nga marrëveshja e vitit 2015 i lë vend rikthimi të sanksioneve mbi Iranin. Ky vendim ka zgjuar reagim në Europë. Zyrtarët e BE-së duhet të punojnë tashmë për një legjislacion të ri që i mbron kompanitë europiane që operojnë në Iran.
Tri fuqitë e mëdha europiane (grupi EUE3), në cilësinë e ndërmjetësve të marrëveshjen bërthamore së bashku me BE, SHBA, Kinë dhe Rusinë, do të takohen edhe me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të Shërbimit të Jashtëm të BE-së.



