Shkodër, gjenden 670 bimë kanabis, armë zjarri dhe municione

Shkodër, gjenden 670 bimë kanabis, armë zjarri dhe municione

Një sasi prej 670 bimësh narkotike kanabis, armë zjarri dhe municione janë sekuestruar nga policia e Shkodrës në një operacion të zhvilluar në Shkodër. Janë proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, administratorja e Njësisë Administrative dhe një inspektor i Policisë Pyjore.

Njoftimi i policisë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe , më datë 06.06.2017, në vendin e quajtur pylli “Nën Maja” në fshatin Ivanaj Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri atomatik model 56 - 2 krëhëra - 50 fishekë - 55 kapsolla detonatori - 20 kallepë tritoli - 15 copë granata - 2 kutia metalike të mbyllura me ndezësa granate. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike. Për këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit: -F. J, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë. - B. Gj, 47 vjeç, banues në fshatin Rras - Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras. - T. N, 50 vjeç, banues në fshatin Dom - Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy