Shembja e pallateve në Kombinat/ Meta-qeverisë dhe bashkisë: Tërhiquni menjëherë

Shembja e pallateve në Kombinat/ Meta-qeverisë dhe bashkisë: Tërhiquni menjëherë

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar antikushtetuese ndërhyrjen e qeverisë dhe Bashkisë në shembjen e pallateve në zonën e Kombinatit, pas vendimit të Gjykatës.

Sipas Metës, banorët nuk janë njoftuar për këtë shembje, dhe i bën thirrje Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës që të ndalojnë atë që ai e quan “proces i parregullt” dhe të mos largojnë qytetarët e banorët e zonës nga shtëpitë e tyre me dhunë.

“I keqardhur nga çfarë po ndodh në Zall Herr dhe në zonën e “Kombinatit” në Tiranë, ku sipas të dhënave të bëra publike, Qeveria dhe Bashkia Tiranë, dhunshëm, në mënyrë jo transparente dhe përmes një procesi, që duket i parregullt, kanë nisur të ndërhyjnë me shembje dhe shkatërrim mbi pronat e qytetarëve me pretendimin e ndërtimit të zonave të reja zhvillimi. Pronarët dhe mbajtësit e të drejtave reale pronësore kanë bërë të ditur se nuk janë njoftuar nga autoritetet se çfarë fati i pret pasuritë e tyre dhe se si ata do të trajtohen nga shteti.

Mjafton vetëm ky fakt për të provuar se ka shkelje të ligjit për konsultimin publik, ndërkohë që ndërhyrja me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e shumë familjeve ka krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe një tension social të panevojshëm. U bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhe procedurë antikushtetuese dhe të garantojnë një zgjidhje të drejtë dhe objektive, për garantimin e pronës private të çdo qytetari, siç Kushtetuta e parashikon në nenin 41 të saj, si dhe respektimin e të gjithë të drejtave të tjera të mbrojtura nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Çdo qytetar, mbajtës i një të drejte pronësie apo i cili ka krijuar një pritshmëri legjitime meriton të trajtohet me dinjitet dhe shteti ka për detyrë t’i mbrojë dhe të respektojë të drejtat e tij. Të gjitha veprimet dhe aktet e administratës qendrore apo vendore duhet të udhëhiqen vetëm nga ligjshmëria dhe transparenca. Ligji është i barabartë për të gjithë,”- shkruan Meta.

Sot, pavarësisht vendimit të Gjykatës ka nisur shembja e një pallati pesëkatësh në Kombinat

. Banorët e kanë bërë rezistencë pasi shprehen se nuk do të braktisin shtëpitë e tyre deri në momentin që të kenë marrë një dokument zyrtar se në cilën banesë do të shpërngulen.

Nga ana tjetër, bashkia e Tiranës përmes Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko, i është përgjigjur Presidentit Meta, dhe sqaron se zyrtarët e bashkisë kanë rënë dakort me banorët. 

“Kemi mirëkuptimin e plotë të banorëve. Sot jemi në Kombinat, ku po vazhdojmë me procesin e demolimit, proces që ka filluar prej disa kohësh. Këtu jemi në pallatin nr. 155. Është një pallat relativisht i madh dhe besojmë se fazën e parë në Kombinat e mbarojmë brenda pak ditëve. Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë akt-ekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u demoluar dhe vetëm në Kombinat janë për t’u demoluar 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e demolimit. Me procesin e evakuimit kemi nisur prej kohësh. Kemi mirëkuptimin e të gjithë komunitetit. Kemi lëvizur gjithë plaçkat, orenditë e pajisjet shtëpiake, ndaj nuk kemi asnjë lloj konflikti për ecurinë e këtij procesi”- thotë Çuko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy