“Veliaj”/ Dyrnjaja: Rama vë në presion Presidentin për zgjedhjet, shpërfill Gjykatën Kushtetuese

“Veliaj”/ Dyrnjaja: Rama vë në presion Presidentin për zgjedhjet, shpërfill Gjykatën Kushtetuese

Analisti Denis Dyrnjaja, thotë se ndërsa pala ankimuese e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës Erion Veliaj, është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, të gjitha proceset e tjera pezullohen deri në një moment të vendimmarrjes së gjykatës.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se vendimi i Kryeministrit për të ecur me procedurë dhe shpalljen e vakancave të kryetarëve të bashkive që mungojnë, edhe të kryebashkiakut të Tiranës, vë në sprovë Presidentin Bajram Begaj.

 

Dyrnjaja shtoi se i nxituari i vetëm është Kryeministri, i cili po vë nën presion Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese. 

 

Sipas tij, Rama me faktin e kryer që çon vakancat në Presidencë, e shpërfill faktin që Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë shkarkimin e Veliajt dhe krijon një lloj presioni intimidues ndaj trupës së gjykatës. 

 

Në këtë drejtim shtoi se Rama kalon çdo limit, thjesht që të shikoj në skenarin e tij politik atë që ka dëshirë, që Erion Veliaj të mos jetë më kryebashkiaku i Tiranës.

 

Nuk mund të bëjnë të gjithë palët në proces sikur nuk e dinë se çfarë po ndodh me palën tjetër. Nëse pala ankimuese e kryebashkiakut të shkarkuar Erion Veliaj, derisa është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese të gjitha proceset e tjera pezullohen deri në një moment të vendimmarrjes së Gjykatën Kushtetuese. 

 

Vendimi i Kryeministrit për të ecur me procedurë dhe shpalljen e vakancave të kryetarëve të bashkive që mungojnë, edhe kryebashkiakut të Tiranës, vë në sprovë Presidentin, i cili duhet t’i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese. 

 

Nëse Presidenti bën sikur dhe ai nuk e di se çfarë ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese, kjo do hyjë në histori si një precedent jo i çuditshëm, se nëse ndodh do të tregojë që kemi President, se deri më sot nuk është ngritur në lartësinë institucionale. 

 

Presidenti mund t’i thotë Kryeministrit stop, ose dekreton 5 vakancat në bashkitë e tjera, pa Tiranën, duke pritur vendimin. Por besoj se kjo do e ndërlikonte, se nuk mund të kesh shtatë data për zgjedhjet lokale, edhe pse nuk ka asnjë shkelje. 

 

Logjika e kërkon që të gjitha bashkitë të organizohen dhe të kenë një datë fikse. Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon Velaijn zhvillohen zgjedhjet në 6 bashki, nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë, zhvillon zgjedhjet pa Tiranën dhe bashkia Tiranë do vazhdojë në mënyrë të komanduar.

 

Precedenti e thërret në apel kushtetues dhe publik përballë përgjegjësisë institucionale Presidentin. Dyshoj se ka këllqe që t’i dalë përballë Edi Ramës. Ai është një noter tjetër, veç quhet noteri Presidenti Bajram Begaj. 

 

Edhe nëse Presidentin e kemi noter, duhet një padi tjetër që padit vendimin e dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti, pa marrë ende një vendim nga Gjykata Kushtetuese. 

 

Politikisht mund ta godiste dhe opozita, por edhe vetë subjekti Veliaj ose mbrojtja e tij, me një padi të dytë, nëse prekesh si institucion, si kryetari i shkarkuar i bashkisë Tiranë. 

 

Sot Gjykata Kushtetuese e tha qartë se çdo akt tjetër bëhet i ngrirë, pezullohet, deri sa gjykata të dalë me vendim, qoftë edhe kërkesa e Kryeministrit, për të shpallur zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit. 

 

Shpresoj që Presidenti të jetë në lartësinë e duhur, për të treguar se më rëndësi ka institucioni dhe Kushtetuta. 

 

Le të kthehemi në shinat e konstitucionalizmit dhe Kushtetutës. Erion Veliaj do të jetë i përkohshëm, Rama i përkohshëm, Begaj i përkohshëm. Aktet e tyre do jenë të përhershme.

Lidhur me një precedent të mëparshëm me anulimin e një dekreti të ish-presidentit Ilir Meta për zgjedhjet lokale, Dyrnjaja tha se nuk jemi në një analogji të tillë dje në të njëjtën gjendje faktike kushtetuese, pasi atëherë ishin të shpallura zgjedhjet nga Presidenti dhe Meta anuloi dekretin e vetë. 

Ne nuk kemi tani një dekret të shpallur, se Presidenti Begaj nuk e ka shpallur ende dekretin. Jemi më thjesht në procedurë. Gjykata është shprehur ka pranuar padinë, pritet vendimi i gjykatës.

 

I nxituari i vetëm është Kryeministri, i cili po vë nën presion Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese nuk e presionin dot. Rama me faktin e kryer që merr dhe çon vakancat në Presidencë, e shpërfill faktin që Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë shkarkimin e Veliajt. 

 

I thotë trupës së Gjykatës Kushtetuese se nuk keni çfarë shqyrtoni se ky është fakt. Krijon një lloj presioni intimidues ndaj trupës së gjykatës. 

 

Rama kalon çdo limit, thjesht që të shikoj në skenarin e tij politik atë që ka dëshirë. Që Veliaj të mos jetë më kryebashkiaku i Tiranës.

 

 Rasti është i qartë se kur një kryetar bashkie mungon tre muaj shkarkohet, por ka arsye specifike kur shkarkohesh pse nuk je tre muaj në detyrë dhe kjo kërkon interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. 

 

Duhet të presim vendimmarrjen e Kushtetueses dhe thjesht ta respektojmë atë. E vetmja rrugë dhe zgjidhje që kemi për momentin është të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila do të flasë me një vendim për këtë çështje dhe palët do të zbatojnë vendimin e saj.

Sa i takon zërave nga opozita që thotë se Erion Veliaj po negocion lirimin e tij, Dyrnjaja nuk e përqafon një ide të tillë.

Me kë po e negocion Veliaj? Se negociatën e parë duhet ta bëjë me prokurorinë. 

 

E vetmja negociatë që mund të bëjë Erion Veliaj, është të bëhet i penduar. 

 

Konspiracioni tjetër është që Veliaj po negocion me Ramën, dhe Rama merr nën kontroll SPAK. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy