Mexico City fiton çmimin botëror Lee Kuan Yew 2024

Mexico City fiton çmimin botëror Lee Kuan Yew 2024

Mexico City vlerësohet me çmimin botëror të Qytetit Lee Kuan Yew 2024, një çmim ndërkombëtar 300.000 dollarësh për dy vite, i dhënë bazuar në kontributet e jashtëzakonshme në krijimin e komuniteteve urbane të gjalla dhe të qëndrueshme në mbarë botën.

Çmimi e ka marrë emrin nga kryeministri historik i Singaporit, i cili në vetëm disa dekada ndihmoi në transformimin e metropolit të Azisë Juglindore në një qytet unik, të pastër dhe të gjelbër.

Disa nga qytetet që morën çmimin para kryeqytetit meksikan janë Vjena në vitin 2020, Seuli në 2018, Medellin në 2016, Suzhou në 2014 dhe Nju Jorku në 2012.

Ndër arsyet që përcaktuan zgjedhjen, veçohen ‘Centros pilares’, të cilat promovojnë zhvillimin e komunitetit, programi ‘Mi beca’ për të inkurajuar nivelin e arsimit bazë, aksesi falas në rrjetin më të madh të internetit të qytetit në planet, ‘Movilidad’ kartën integrale dhe teleferikun e rrethit Iztapalapa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy