Nga foltorja e Kuvendit deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ironizoi kryeministrin Rama pas marrjes së dekoratës “Legjioni i Nderit” nga ana e Francës.
Sipas ish-deputetit socialist, Rama u soll mirë si emigrant në Francë, por në Shqipëri është komandant i Legjionit të turpit.
“Meqë askush nuk e bëri, më takon ta bëj unë, falënderoj Francën që nderoi emigrantin shqiptar Edi Rama për sjelljen shembullore në Francë gjatë emigracionit, i dhanë Legjionit e Nderit se është sjellë mirë në Francë dhe në fakt unë e di, prandaj është bërë vend i madh Franca se nderon edhe emigrantët e huaj. Por, erdhi në Shqipëri, u bë kryeministër dhe hyri në legjionin e turpit, legjioni i turpit si kryeministër me Frrokun, Roshin dhe Dakon. Sidoqoftë duhet falënderuar Franca që i nderon më mirë se ne emigrantët e huaj”, tha Blushi.



