Të gjithë personat e përfshirë në skemën e mashtrimit në spitalin onkologjik të Tiranës janë shkarkuar nga detyra.
Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu në një prononcim për mediat.

Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndotin bluzat e bardha.
Nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm.
Këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor publik.



