
Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyrë përtokë me duart e lidhura në shenjë nderimi të mënyrës sesi trupat e disa ukrainasve janë gjetur në qytetet afër Kievit që deri vonë ishin pushtuar nga forcat ruse.
Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e Bucha disa me duar të lidhura kanë provokuar një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë në ditët e fundit.
Fotot e protestës janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media. Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse, por nuk janë bllokuar ende.



