Ekzekutimi mafioz pranë Aeroportit/ Bushkolaj: Cenim i rëndë i sigurisë kombëtare, dështuan gjashtë struktura të shtetit (VIDEO)

Ekzekutimi mafioz pranë Aeroportit/ Bushkolaj: Cenim i rëndë i sigurisë kombëtare, dështuan gjashtë struktura të shtetit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, ndërsa u plagos një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Të shtënat me armë automatike tronditën zonën përreth aeroportit, duke goditur edhe biznese dhe rrezikuar jetën e qytetarëve që ndodheshin aty.

I ftuar në emisionin “MCN Live”, analisti Elkier Bushkolaj e cilësoi ngjarjen si një cenim të rëndë të sigurisë kombëtare, duke theksuar se me këtë atentat u provua dështimi i gjashtë strukturave të sigurisë së shtetit.

Jemi përballë një cënimi të rëndë të sigurisë kombëtare, sepse po flasim për institucionin më të rëndësishëm të sigurisë në vend sic është Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. 

Atentati i ndodhur në një zonë të sigurisë së lartë tregon se Policia e Shtetit, Policia Rrugore, Policia Private e Aeroportit, Policia Kufitare, Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) dhe shërbimet inteligjente partnere kanë dështuar të parandalojnë dhe të reagojnë në kohë.

Nga aeroporti i Rinasit deri në fshatin Halil janë vetëm 13 kilometra. Në këtë segment, që është ndër më të ngarkuarit në vend, asnjë patrullë policie nuk arriti të ndalojë automjetin tip Toyota me të cilin lëviznin autorët. Ndërkohë që ngjarja ndodhi brenda një minute, pas tre minutash lajmi ishte ‘flash’ në të gjitha mediat. 

Reagimi i strukturave të sigurisë duhej të kishte qenë i menjëhershëm, qoftë me ngritjen e helikopterëve, qoftë me vendosjen e postblloqeve për të penguar arratisjen e autorëve sepse tre rrugë ishin, ose drejt Fushë-Krujës, ose drejt Vorës, ose drejt Tiranës, për të bërë pengimin e arratisjes së tyre dhe arrestimin e tyre.  

Bushkolaj theksoi gjithashtu brutalitetin e atentatit, duke vënë në dukje se është qëlluar me armë automatike në një zonë të populluar. ku mund të kishte edhe viktima kalimtare. 

Poashtu është një ngjarje e rendë sa i takon brutalitetit sepse është qëlluar me armë automatike në një zonë të populluar. Kjo gjë mund të kishte shkaktuar viktima të tjera për shkak të numrit të madh të gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe dëmtimeve në bizneset përreth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy