Maduro: SHBA dhe opozita i ofruan ushtrisë një plan për grusht shteti

Maduro: SHBA dhe opozita i ofruan ushtrisë një plan për grusht shteti

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka falënderuar ushtrinë e vendit për mposhtjen e atij që e ka quajtur komplot për grusht shteti, i drejtuar nga SHBA-të dhe lideri i opozitës, Juan Guaido.

Presidenti në detyrë Nicolas Maduro ka pasur mbështetjen e ushtarakëve dhe aleatve të ngushtë, përfshirë Rusinë dhe Kinën që nga momenti ku udhëheqësi i opozitës Juan  Guaidó u vetëshpall  president i përkohshëm më 23 janar.

Në një fjalim jashtë pallatit presidencial të Miraflores, Maduro iu referua udhëheqësit të opozitës  Guaido si " një kukull" që përdoret nga Shtetet e Bashkuara.  “Ata i ftuan forcat tona të armatosura të ndërmerrnin një grusht shteti, por përgjigjja ishte e qartë: ata e hodhën poshtë dhe e mundën këtë komplot”, tha Maduro.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Guaidó, në një protestë të radhës njoftoi se do të fillojë një turne në  mbarë vendin për t’i ftuar mbështetësit e tij  të bëhen pjesë e një proteste masive në Karakas në ditët e ardhshme. Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, është njohur si president i përkohshëm nga më shumë se 50 vende.

Akuzat e Maduros se Guaido po përpiqet të kryejë një grusht shteti kundër tij me ndihmën e "imperialistëve amerikanë kanë qenë të përsëritura. Ndërsa në përpjekje për të justifikuar ndërprejet e energjisë elektrike që paralizuar pjesën më të madhe të vendit, Maduro tha se nënstacionet elektrike kanë qenë në shënjestrën e sulmeve kibernetike me "mbështetjen dhe ndihmën e SHBA-ve".

Ndërprerjet  e përhapura të energjisë  elektrike që nga e enjtja thuhet se kanë ndodhur për shkak të problemeve  në uzinën hidroelektrike Guri, një nga objektet më të mëdha në Amerikën Latine. Venezuela varet nga infrastruktura e saj hidroelektrike më  shumë se nga rezervat e saj të naftës. Por dekada të tëra pa investime në këtë sektor kanë sjellë dëmtimin e digave të mëdha dhe për pasojë ndërprerjet e energjisë janë bërë të zakonshme.

Maduro e mori pushtetin në vitin 2013. Vitet e fundit, Venezuela ka përjetuar një nga  krizat më të mëdha ekonomike, me mungesa të mëdha ushqimore dhe një shkallë të frikshme inflacioni, që arriti të paktën 800 000 për qind vitin e kaluar. Ndërkohë gjithnjë e më shumë vende  fajësojnë qeverinë Maduro për krizën ekonomike, e cila ka bërë që më shumë se tre milionë njerëz të largohen nga Venezuela.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy