Kreshnik Spahiu ka mbajtur një fjalim plot me akuza drejtuar qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Kreu i Aleancës Kuqezi tha se keqqeverisja detyroi të largohen nga vendi 300 mijë njerëz, ndërsa pasuritë e vendit po grabiten dhe keqpërdoren.
“Po shkatërrojnë çdo gjë, janë më keq se pushtuesit. Konceptet e një republike të re janë konceptet e sistemit të demokracisë. Lulzim basha e ngriti mbi zgjedhjet e lira, jo populli të votojë dhe Taulanti të numërojë. Premtuan votën e emigrantëve. Janë larguar 300 mijë njerëz. A mendoni se këta janë opozitarë apo njerëz që e duan këtë qeveri? Republika e re do të jetë koha për një sistem të ri. Republika e re do të jetë besëlidhja me qytetarët”, tha ai.
Spahiu shpjegoi edhe pozicionimin e Aleancës Kuqezi në skenën politike në prag të zgjedhjeve të vitit 2013.
“Pse nuk bëmë aleancë me Ramën? Karriget janë të përkohshme, kauzat janë të përjetshme. Për këtë arsye u deklaruam shqiptarëve që nuk meritonin një kryeministër si Edi Rama. Koha e provoi se ne kishim të drejtë. Të servilosesh me çdo qeveri është kurvëri, ndërsa të bashkohesh me opozitën është burrëri”, tha ai.



