Italia feston Ditën e Çlirimit/ Meloni: E djathta në Parlament, nuk pajtohet me fashizmin!

Italia feston Ditën e Çlirimit/ Meloni: E djathta në Parlament, nuk pajtohet me fashizmin!

Italia feston sot Ditën e Çlirimit.

Në këtë “25 prill” të parë si kryeministre Giorgia Meloni ka shprehur disa refleksione të sajat përmes një artikulli në gazetën "Corriere della Sera".

Ndër të tjera, kryeministrja thekson se partitë që përfaqësojnë të djathtën në Parlamentin e Italisë prej shumë vitesh kanë deklaruar papajtueshmërinë e tyre me çdo nostalgji për fashizmin.

Meloni thotë se ky përvjetor duhet të jetë një moment rizbulimi i harmonisë kombëtare.

Ajo shton se “kremtimi i lirisë sonë të na ndihmojë të kuptojmë dhe forcojmë rolin e Italisë në botë si një mburojë thelbësore e demokracisë”.

Fryti themelor i 25 prillit ishte dhe mbetet padyshim afirmimi i vlerave demokratike, të cilat fashizmi i kishte nëpërkëmbur dhe që i gjejmë të gdhendura në Kushtetutën republikane”, shton ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy