Kreu i inteligjencës britanike: Gjysma e spiunëve rusë në Europë me mbulim diplomatik, janë dëbuar

Kreu i inteligjencës britanike: Gjysma e spiunëve rusë në Europë me mbulim diplomatik, janë dëbuar

Gjysma e spiunëve rusë që operojnë nën mbulimin diplomatik në Europë janë dëbuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Është kjo deklarata e kreut të MI6, inteligjencës së jashtme britanike, Richard Moore, në një konferencë sigurie në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Janë rreth 400 diplomatë të rremë rusë. Spiunët në pothuajse çdo vend të madh zakonisht pretendojnë se po bëjnë punë mbuluese në ambasadën e vendit të tyre.

Vetëm disa të ashtuquajtur emigrantë të paligjshëm shtiren si qytetarë të thjeshtë, që veprojnë jashtë kuadrit diplomatik.

Moore tha se agjencitë perëndimore të inteligjencës bënë përpjekje “të bashkërenduara” për të mbyllur rrjetet ruse të spiunazhit pas ndërhyrjes ushtarake, gjë që do të kishte rezultuar në uljen drastike të aftësive spiunuese të Kremlinit.

Moore tha se beson se lufta në Ukrainë është fituese për Kievin dhe se Rusia do të ketë gjithnjë e më shumë vështirësi në sigurimin e njerëzve dhe materialeve në javët e ardhshme.

Shefi britanik i spiunazhit la të kuptohet se Ukraina, me mbështetjen e sasive të mëdha të armëve perëndimore, do të përpiqet të organizojë një kundërsulm në javët e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy